Një fëmijë dërgohet pa shenja jete në QMF-në e Malishevës, policia nis hetimet

10 mars 2024 | 09:37

Një fëmijë është dërguar pa shenja jete të shtunën në Qendrën e Mjekësisë Familjare (QMF) në Malishevë.

Kështu bëhet e ditur në raportin 24-orësh të policisë.

Policia ka njoftuar të dielën se viktima është dërguar nga familjarët rreth orës 14:00, ndërsa vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Me vendim të prokurorit që ka dalë në vendin e ngjarjes, trupit i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion teksa hetimet për rastin kanë nisur.

“Qendra e Mjekësisë familjare në Malishevë ka njoftuar se në këtë qendër nga familjarët është sjellë një fëmijë mashkull/k pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit i cili ka qenë në dalë në vendin e ngjarjes trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksident i rëndë ka ndodhur të shtunën në Krushevë…