Një grup i të rinjve vizitojnë selinë e LDK-së, priten nga Vlora Dumoshi

24 prill 2018 | 12:28

Një grup i të rinjve kanë vizituar sot selinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe janë takuar me anëtaren e kryesisë së kësaj partie Vlora Dumoshin.

Sipas një njoftimi të LDK-së, gjatë këtij takimi u diskutua për aktivitetet, prioritetet dhe sfidat e këtyre të rinjve.

“Këta të rinj shprehën pakënaqësinë e tyre për keqqeverisjen e kryeqytetit dhe problemet e preokupimet e tyre. Qeverisja në kryeqytet ka anashkaluar shumë aktivitete të ndryshme edukativo -arsimore dhe kulturore të këtyre të rinjve”, është thënë në njoftimin e LDK-së.

Sipas këtij njoftimi, Dumoshi u ka premtuar se të rinjtë janë prioritet i LDK-së dhe në cilësinë e anëtares së kryesisë së kësaj partie u ka ofruar këtyre të rinjve mbështetje në aktivitetet e tyre.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi Besart Berisha ka insistuar se goli me gërshërë ndaj…