Berisha: Goli në gërshërë më i mirë që e kam shënuar

24 prill 2018 | 12:28

Sulmuesi Besart Berisha ka insistuar se goli me gërshërë ndaj Adelaide United, i cili ia siguroi Melbourne Victorys kalimin në gjysmëfinale të A-League në fundjavë, ishte më i miri në karrierën e tij.

Berisha realizoi gol spektakolar me gërshërë në minutën e 89-të, duke ia siguruar fitoren Melbournet 2-1.

“Personalisht mendoj se ky ishte goli më i mirë që e kam shënuar ndonjëherë. Po ashtu është goli im i parë që kam shënuar në këtë mënyrë. Është një gol që nuk e shënon shpesh në karrierë, ndoshta kurrë”, ka thënë Berisha.

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Samitin e Brdos që po mbahet në kuadër të…