Një i vdekur, 41 raste të reja dhe 198 të shëruar nga Covidi

06 tetor 2021 | 14:59

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka vdekur vetëm një person nga Covidi.

Po ashtu, kjo ministri ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë paraqitur 41 raste të reja me Covid dhe janë shëruar 198 persona.

“Nga 2 777 testime, 41 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 1 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 198 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 160 279. Në total numri i rasteve aktive është 1 737”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Arbërie Nagavci,…