Një i vdekur dhe 72 të shëruar nga koronavirusi në 24 orët e fundit

29 tetor 2020 | 15:07

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka ndërruar jetë një person si pasojë e infeksionit me Covid-19 si dhe janë shëruar 72 persona.

“Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast Klinika e Kardiologjisë, QKUK). Numri total i rasteve pozitive është 18 910 raste nga 91 098 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 674 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 72 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15 367 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2 869”, ka njoftuar IKShPK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog…