Një i vdekur dhe 930 raste të reja me Covid

06 gusht 2022 | 15:18

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar të shtunën një viktimë dhe 930 raste pozitive me koronavirus në 24 orët e fundit.

Në këtë peridhë janë testuar 2.779 mostra, që nënkupton se 33.46 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë.

Raste aktive janë 8.702.

Deri më tani, autoritetet shëndetësore kanë dhënë mbi 1.8 milion vaksina kundër këtij virusi.

Mbi 900 mijë banorë kanë marrë dozën e parë, mbi 800 mijë të dyja dozat, ndërsa edhe të tretën mbi 100 mijë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është përuruar libri monografik “Halit (Azem) Çuka, simbol i qëndresës…