Libër monografik për simbolin e qëndresës

06 gusht 2022 | 15:17

Është përuruar libri monografik “Halit (Azem) Çuka, simbol i qëndresës shqiptare”, i autorit Qazim Azemi, i cili në jetën e tij kaloi për vite të tëra nëpër katrahurat e kohës, e që me një guxim të rrallë arriti t’i mposhtte dhe t’ia dilte kurdoherë mbanë.

Në përurim u përjetësua kujtimi i një atdhetari të shquar, me emrin e skalitur tashmë edhe në kujtesën tonë, Halit (Azem) Çuka.

Para të pranishmëve u tha se libri ka peshë të veçantë, sepse ka një shtrirje shumëdimensionale.

Libri, sipas vlerësuesve, ngërthen të kaluarën e lavdishme me të tashmen moderne.

Shpjegimet më të hollësishme për idenë e daljes së monografisë, sigurisht, i dha vetë autori.

“Në mesin e shumë atdhetarëve që ranë në Altarin e Lirisë qe edhe Halit (Azem) Çuka, i cili ia dilte të mbrohej e të forcohej fuqishëm duke i mundur rivalët më çetnikë, më të përbetuar e më gjakatarë”, u shpreh Qazim Azemi, autor i librit.

Në këtë ngjarje morën pjesë shumë të pranishëm, ndër të cilët, me nderim dhe vlerësim të lartë foli edhe Ferit Idrizi, kryetar komune.

Programi me rastin e përurimit u begatua me disa deklamime dhe këngë të përzgjedhura.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tandek Kosova SH.P.K me seli në Prishtinë shpall të pavlefshme…