Një i vrarë dhe një i plagosur në Klinë

28 prill 2022 | 22:28

Si pasojë e të shtënave me armë zjarri, një person ka vdekur dhe një tjetër është plagosur, tek Guri i Zi në rrugën Klinë – Gjakovë.

Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai ka thënë se ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 20:43 minuta, shkruan telegrafi.

“Në 20:43 minuta policia është njoftuar se ka të shtëna me armë zjarri dhe dyshohet për të plagosur. Me të arritur në vend të ngjarjes, është konstatu se dy persona janë të lënduar. Janë dërguar në Qendrën e mjekësisë familjare pastaj janë dërguar në emergjencën e Pejës”.

“Pas pak kohe, mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e njërës viktimë”, tha Gashi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një i vrarë dhe një i plagosur është bilanci i…