Një i vrarë dhe një i plagosur në Volljakë të Klinës

28 prill 2022 | 22:24

Një i vrarë dhe një i plagosur është bilanci i një incidenti me armë zjarri që ka ndodhur në fshatin Volljakë të Klinës.

Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Fadil Gashi.

Gashi tha se njëri nga viktimat ka vdekur në spitalin e Pejës

“Në 20:43 minuta policia është njoftuar se ka të shtëna me armë zjarri dhe dyshohet për të plagosur. Me të arritur në vend të ngjarjes, është konstatu se dy persona janë të lënduar. Janë dërguar në Qendrën e mjekësisë familjare pastaj janë dërguar në emergjencën e Pejës. Pas pak kohe, mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e njërës viktimë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
"I lumtur që Dritan Abazovic është nga sot kryeministri i…