Rama: I lumtur, Ballkani me gjashtë shtete, tre kryeministra shqiptarë

28 prill 2022 | 20:44

“I lumtur që Dritan Abazovic është nga sot kryeministri i Malit të Zi!”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Rama ka theksuar se kush do ta kishte besuar dot deri dje se Ballkani me 6 shtete do të kishte 3 kryeministra shqiptarë.

“Na takon ne të japim provën si ndërtues të mirë urash për paqe mes të gjithëve e mirëqenie për të gjithë. Urime dhe sukses Dritanit, për Malin e Zi e për krejt rajonin tonë”, ka shkruar Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zvicra ka hequr te gjitha masat kufizuese për shqiptaret qe…