Një i vrarë dhe një i plagosur në Podujevë

11 shtator 2023 | 13:19

Një person është vrarë dhe një tjetër ka mbetur i plagosur si pasojë e gjuajtjeve me armë zjarri, sot në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Lajmin e ka bërë me dije zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci.

“Sot rreth orës 12:30, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri,  në rrugën ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë.   Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para  të marra  nga mjekët emergjent është konfirmuar se një  person  është pa shenja jete ndërkaq një tjetër ka mbetur i plagosur.   Aktualisht policia po vijon  punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore, me qëllim të zbardhjes së rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e të dyshuarve”, ka thënë Borovci për mediet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ventor Gjuka nuk arrin të kualifikohet tutje në Lojërat Mesdhetare…