Një litër gjak i Gaforres “Patkua”  sillet rreth 16 mijë dollarë

23 nëntor 2018 | 12:12

Këto krijesa mund t’ju shpëtojnë jetën, po s’u shfarosën

Gaforret “Patkua” kanë jetuar për 450 milionë vite, gjatë të cilave toka ka parë katastrofa nga më të ndryshmet, që nga asteroidet e deri te epoka e akullnajave. Por këto kafshë të forta mund të mos u mbijetojnë dot njerëzve.

Po të zhduken përfundimisht, lajmi mund të zërë një segment të shkurtër në lajme, por humbja e këtyre gjallesave prehistorike mund të jetë shumë e dëmshme për njeriun.

Përveç veçorive të tjera, gaforrja amerikane “patkua” ka shumë bakër në gjak, që përdoret për të krijuar një lëndë të quajtur shkurt (LAL, limulus ambebocite lysate), dhe që ka aftësi të dallojë praninë e baktereve.

Kur ka prani bakteresh, gjaku i kësaj gaforreje kthehet në masë veshtullore, pasi qelizat e gjakut (amebocitet), fillojnë të mpiksen rrotull njëra tjetrës, deri në një trilion të mbledhura në një.

Sikur të mos mjaftonte kjo çudi, gjaku i tyre nuk ka as hemoglobinë. Për këtë arsye, nuk ka ngjyrë kur deoksigjenohet, dhe bëhet blu kur oksigjenohet. Vlen të thuhet që pavarësisht emrit, kjo gjallesë nuk hyn te familja e gaforreve.

Shkencëtarët e përdorin përmbajtjen e gjakut të tyre për të diktuar praninë e baktereve në ushqime të ndryshme. Ekziston një lëndë sintetike si zëvendësuese, por nuk krahasohet me origjinalen. Një litër nga gjaku i këtyre gjallesave kushton rreth 16 mijë dollarë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli i futbollit senegalez Sadio Mane ka nënshkruar kontratë të…