Liverpooli ‘blindon’ Manen

23 nëntor 12:05

Ylli i futbollit senegalez Sadio Mane ka nënshkruar kontratë të re me Liverpoolin, e cila do ta mbajë atë në “Anfield Road” deri më 2023.

26-vjeçari iu bashkua Liverpoolit në vitin 2016 nga Southamptoni dhe deri tash ka realizuar 40 gola në 89 paraqitje.

Në të kaluarën Mane ka luajtur edhe për Salzburgun dhe Metzin, derisa për kombëtaren e Senegalit është paraqitur në 58 ndeshje.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Italiania Sport Mediaset” është e sigurt se Zlatan Ibrahimoviqi do…