Ibra pranon të rikthehet në Milan

23 nëntor 2018 | 11:48

“Italiania Sport Mediaset” është e sigurt se Zlatan Ibrahimoviqi do të rikthehet në Serinë A.

Sipas medies italiane, AC Milan e ka bindur sulmuesin suedez t’i bashkohet për fazën e dytë të sezonit. Oferta që i ka bërë drejtori i kuqezinjve Leonardos është 2.2 milionë euro nga janari deri në fund të sezonit.

Objektivi kryesor i Ibrahimoviqit do të jetë ta ndihmojë Milanin të renditet mes katër më të mirëve në mënyrë që në sezonin e ardhshëm të luajë në Ligën e Kampionëve.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktorja hollivudiane Jessica Alba u pa në marketin “Target” duke…