Një muaj paraburgim për të dyshuarin e vrasjes në Prizren

08 gusht 2019 | 16:06

Gjykata Themelore e Prizrenit i ka caktuar një muaj paraburgim të pandehurit, B.V nga Prizreni, i cili dyshohet se ka vrarë gruan e tij në orët e vona të së martës.

Vrasja që ka ndodhur në rrugën Hysni Morina, dhe sipas gjykatës është kryer me pistoletë të tipit “Berta”.

Përmes një komunikate, kjo Gjykatë ka thënë se i dyshuari ka shtënë 15 herë me armë zjarri ndaj viktimës me inicialet, A.A.-V.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se PDK-ja si…