Një njësi e termocentralit “Kosova A” jashtë funksionit, kryeministri tregon ku është problemi

02 shkurt 2022 | 16:10

Njësia “A3” e termocentralit “Kosova A” nga 28 janari është jashtë operimit për shkak të servisimit të tij të rregullt.

Për këtë çështje është deklaruar të mërkurën edhe kryeministri Albin Kurti, në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës.

Kurti ka thënë se nga informacionet që ka nuk bëhet fjalë për ndonjë prishje në këtë njësi të termocentralit “Kosova A”, por për një riparim.

E ky riparim sipas Kurtit mund të zgjas deri në 71 ditë.

“Informacionet që i kam marrë unë është se riparimi i këtillë nuk është i paparashikueshëm. Nuk bëhet fjalë për ndonjë avari në termocentralin ‘Kosova A’, por bëhet fjalë për një riparim i cili edhe ashtu ka qenë në kalendarin e riparimeve. Konkretisht termocentrali ‘Kosova A’ diku 71 ditë së paku duhet të ketë riparime gjatë vitit, teksa termocentrali ‘Kosova B’ 54 ditë”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kujrti, ka thënë se rekomandimet që…