Një orë pritje për të hyrë në Kosovë

21 dhjetor 2019 | 00:01

Para festave të fundvitit, mërgimtarët kanë filluar të vijnë në vendlindje, dhe kjo ka bërë që të rikthehen pritjet në hyrje të Kosovës, nga pikat kufitare Merdare dhe Dheu i Bardhë.

Sipas njoftimit nga Qendra për Menaxhim Kufitar pritja në orët e tashme në Merdare është 60 minuta. Po aq pritje ka për të hyrë Kosovë edhe nga pika kufitare Dehu i Bardhë.

Pritjet në pikat tjera kufitare nuk janë të mëdha, po ashtu edhe në dalje të Kosovës nuk ka pritje të mëdha.

Sot dhe të enjten pritjet kanë qenë më të gjata, të cilat kanë shkuar deri në tri orë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dëshira për t’u bërë president i vendit nuk i është…