Një person gjendet i vdekur në Prishtinë

12 dhjetor 2021 | 16:40

Një person është gjetur pa shenja jete në rrugën “Murat Mehmeti” në Prishtinë.

Rastin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 13:30 është raportuar për një person pa shenja jete, në rrugën “Murat Mehmeti” në “Prishtinë.  Me të marrë informatën policia dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes. Nga ana e mjekëve në vendngjarje është konstatuar se viktima mashkull  66 vjeç, është pa shenja jete”, tha Ahmeti.

Ajo tha më tej se aktualisht policia në koordinim me prokurorinë ka filluar një hetim lidhur me rrethanat qe karakterizojnë këtë rast.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me dy ndeshjet e sotme të javës së 18-të është…