Një person goditet me sëpatë në kokë në Pejë, arrestohet i dyshuari

29 shkurt 2024 | 11:32

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është goditur më sëpatë në kokë.

Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në rrugën “Konferenca e Bujanit” në Pejë.

Policia ka bërë me dije se është arrestuar i dyshuari në lidhje me këtë ngjarje.

“Pas një pune intensive të hetuesve me datë 28. 02. 2024, është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari: I. I. i lindur 1983. Pas intervistimit të dyshuarit nga hetuesit, me urdhër të prokurorit shtetit i dyshuari është ndaluar për 48- orë”, ka njoftuar policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisionari për zgjerim dhe fqinjësi i Bashkimit Evropian (BE), Oliver…