Një person theret me thikë, i dyshuari arrestohet

14 mars 2019 | 14:11

Sot rreth orës 10:00, policia ka marrë informacionin se në rrugën “Nëna Terezë”, në Fushë Kosovë, saktësisht në afërsi të shkollës një nxënës është therur me thikë.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga hetuesit e stacionit policor të Fushë Kosovës si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.

Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëjë me një rast të therjes me thikë ku viktima V. A mashkull, 17 vjeç, shtetas i Kosovës, ka marrë plagë nga arma e ftohët dhe i njëjti menjëherë është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Lidhur me këtë rast, policia ka arritur të identifikoj dhe të arrestoj personin e dyshuar.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti i Bayern Munchen dhe legjenda e Gjermanisë, Franz Beckenbauer…