Një person vdes pasi bie nga ndërtesa në Prishtinë

24 shtator 2018 | 18:54

Sot pasdite ka ndërruar jetë një burrë pasi që ka rënë nga një ndërtesë në lagjen Arbëria në Prishtinë.

Pas rënies viktima është dërguar për trajtim mjekësorë në spitalin e Prishtinës, dhe më pas mjekët kanë bërë të ditur se viktima ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të rënda,

“Rreth orës 17 :00 kemi pranuar informatën se në lagjen Arbëria në Prishtinë, një person mashkull S.K 53 vjeç, ka rënë nga një ndërtesë. I njëjti ishte dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, nga ku jemi njoftuar se rreth orës 18:00, viktima ka ndërruar jetë, ka thënë për “Klan Kosova”, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka pritur në takim…