Një pjesë e Vushtrrisë tash e dy ditë pa ujë

25 tetor 2020 | 21:27

Kompania rajonale e ujësjellësit në Vushtrri ka njoftuar se nuk ka arritur ta sanojë problemin për rrjedhjen e ujit në gypin furnizues.

Përmes një postimi në “Facebook”, kompania ka bërë të ditur se problem me furnizim kanë tash e dy ditë.

“Krejt kjo si pasoj e ndërlikueshmërisë së punës në terren; gypi me dimension 700mm i cili gjendet në thellësi mbi 5 metra dhe rrezikshmëria e punës në kushte të tilla”, thuhet në njoftim.

Ujësjellësi tutje thotë se mbesin me shpresë që problemi do të sanohet të hënën, dhe një pjese të qytetit t’i rikthehet furnizimi me ujë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fillimi i javës do të nis kryesisht me diell derisa…