Një pjesëtar i FSK-së del pozitiv me Covid-19

10 prill 2020 | 14:26

Deri më sot në Kosovë janë konfirmuar 227 raste pozitive me koronavirusin COVID-19, ku prej tyre kanë ndërruar jetë 7 persona të infektuar.

Ndërkohë, mësohet se sot pas testimit pozitiv me COVID-19 ka dalë edhe një pjesëtar i FSK-së. Ketë për Veriu.info e ka konfirmuar edhe Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjeneral lejtënant Rrahman Rama.

“Po, është e vërtetë që një pjesëtar i yni është i infektuar me koronavirusin COVID-19”, ka deklaruar shkurt komandanti Rrahman Rama.

Veriu.info mëson se pjesëtari i FSK-së që ka dalë pozitiv me COVID-19 është nga Suhareka. Ndryshe, nga data 08 shkurt deri më 09 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2 687 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej dyqind e njëzet e shtatë (227) raste me 7 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Posta e Kosovës ka njoftuar  se objekti i kësaj ndërmarrje…