Policia rrethon Postën e Kosovës ku po mbahet mbledhja e bordit të përkohshëm me menaxhmentin

10 prill 2020 | 14:23

Posta e Kosovës ka njoftuar  se objekti i kësaj ndërmarrje është rrethuar nga Policia e Kosovës, derisa brenda saj është duke u mbajtur mbledhja e Bordit të përkohshëm me menaxhmentin e Postës.

“Ju njoftojmë se aktualisht derisa është duke u mbajtur mbledhja e Bordit të përkohshëm me menaxhmentin e Postës së Kosovës kanë ardhur edhe policia dhe janë vendosur edhe brenda objektit edhe para hyrjes se postës. Nuk e dimë arsyen për një veprim të tillë”, ka njoftuar Posta e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rocco Commisso blindon Federicon Chiesën. Pyetjes së a do të…