Një qytetar bën tatuazh fytyrën e Albin Kurtit (Foto)

19 janar 2021 | 12:02

Qytetari Naim Tërbunja ka realizuar një tatuazh ku paraqet fytyrën e liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe të atdhetarit Hasan Prishtina.

Në një fotografi të publikuar në rrjete sociale, shihet se tatuazhi i bërë në një pjesë të dorës, mbanë edhe mbishkrimin “Dy liderë, një ideal’.

Kjo pasi që nga aktivistë e anëtarë të LV-së, Kurti shpesh është cilësuar si “Hasan Prishtina i ditëve të sotme”.

Një gjë të tillë e pati deklaruar edhe aktori i njohur dhe deputeti i ndjerë nga Vetëvendosje, Adem Mikullovci.

Përpos tatuazhit, ka edhe persona të tjerë të cilët veturat i kanë personalizuar me figurën e Kurtit dhe LV-së.

Image may contain: 1 person

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizjes Vetëvendosje i është bashkuar Shkumbin Halabaku. Ai ka përfunduar…