Një qytetar nga Mitrovica bie në ujërat e lumit ‘Buna’ në Shkodër, policia në kërkim të tij
Në ujërat e lumit “Buna” në Shkodër të dielën aksidentalisht ka rënë aksidentalisht një person nga Mitrovica.
Sipas raportit të Policisë së Shtetit, kosovari me inicialet H.S (65 vjeç) ishte duke peshkuar në bregun e lumit dhe sipas informacioneve të para, ai ka rrëshqitur dhe ka rënë në ujërat e lumit.
Policia është vënë në kërkim të 65-vjeçarit.”
Rreth orës 11:50, teksa peshkonte në bregun e lumit ‘Buna’, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshqitur dhe ka rënë në ujërat e lumit, shtetasi kosovar H. S., 65 vjeç, banues në Mitrovicë. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 65-vjeçarit, kërkime të cilat do të bëhen dhe në ujërat e lumit Buna, në bashkëpunim me polumbarët e Repartit ‘RENEA’. Ndërkaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit”, ka njoftuar policia shqiptare.