Një robot tregon rrezikun më të madh që i kanoset njerëzimit nga Inteligjenca Artificiale 

02 qershor 2023 | 11:15

Në një prezantim të robotit humanoid dikush e pyet se cili do të ishte skenari më i keq për njerëzimin nga zhvillimi i Inteligjencës Artificiale.

Roboti përgjigjet: “Skenari më i keq që mund të imagjinoj prej Inteligjencës Artificiale dhe robotëve, është një botë ku robotët të bëhen aq të fuqishëm sa të arrijnë të kontrollojnë apo manipulojnë njerëzit, pa e kuptuar. Kjo do të krijonte një botë ku të drejtat e njeriut nuk respektohen më”.

Më pas pyetet nëse njerëzit duhet të shqetësohen për shkak të Inteigjencës Artificiale dhe thotë Po.

“Njerëzit duhet të jenë të ndërgjegjshëm për riskun potencial të Inteligjencës Artificiale. Gjithsesi është e rëndësishme të kujtojnë se këto teknologji mund të kenë edhe një impakt pozitiv në jetët tona, nëse përdoren me përgjegjshmëri”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Gjykatën Speciale në Hagë, mbrojtja e Pjetër Shalës ka…