Një seri tërmetesh më të dobëta pasuan tërmetin e fortë në Mal të Zi

14 mars 2024 | 10:18

Pas tërmetit me magnitudë 5.4 që tronditi territorin e Malit të Zi në orën 04:06 minuta  të mëngjesit të sotëm, pasuan një sërë lëkundjesh më të dobëta.

Sizmologu Sërxhan Cekoviq nga Instituti i Hidrometeorologjisë dhe Sizmologjisë (ZHMS) në Mal të Zi tha për portalin RTCG se pas tërmetit kryesor, pasuan edhe 30 tërmete të tjera.

Sipas të dhënave nga faqja e internetit ZHMS, dhjetë minuta pas tërmetit të parë, ka ndodhur një tjetër, me magnitudë 3.2 ballë të shkallës Rihter.

Të gjitha lëkundjet janë regjistruar në të njëjtën zonë epiqendrore, rreth 30 kilometra nga Nikshiqi në drejtim të Bosnjë-Hercegovinës, shkruan Vijesti.me, transmeton Klankosova.tv.

ZHMS njoftoi se tërmeti me magnitudë 5.4 ballë të shkallës Rihter mund të ketë shkaktuar disa dëme materiale në zonën epiqendrore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ivan Vejvoda, nga Instituti për Shkencat Humane në Vjenë, thotë…