Një shkollë në Gjakovë thyen grevën, nga nesër hapë dyert për nxënësit

13 shtator 2022 | 21:44

Shkolla fillore “Këlmend Rizvanolli” në Gjakovë nga nesër do t’i hapë dyert për nxënësit, përkundër se SBAShK e as Këshilli Grevist, nuk kanë dhënë sinjale për përfundimin e grevës.

Këshilli i Mësuesve i kësaj shkolle ka njoftuar se ka marrë vendim që nga nesër, e mërkurë, të fillojë mësimi i rregullt.

Krahas njoftimit, është publikuar edhe një orar për nxënësit.

Në njoftim thuhet:

Përshëndetje të nderuar, me qëllimin e vetëm dhe për të mirën e nxënësve, Këshilli i Mësueseve të Sh.F. “Këlmend Rizvanolli”, ka vendosur që ditën e mërkurë, me datë 14.9.2022 të filloj mësimin e rregullt. Mësimi do të zhvillohet me këtë orar:

Klasa përgatitore – Ora:10:00

Klasa e I-rë -Ora:13:00

Klasa e II-të, III/2 dhe III/ 4 -Ora: 12:30

Klasa III/1 dhe III/3, IV dhe V – Ora: 8:00

Shënim: Për informata më të hollësishme, do të njoftoheni nga mësueset e klasave.

Këshilli Grevist dhe Qeveria e Kosovës kanë dështuar edhe sot për ta arritur një marrëveshje që do t’i jepte fund grevës që ka hyrë në javën e tretë. Kërkesë e punëtorëve të sektorit publik është shtesa prej 100 eurove mbi pagë deri në miratimin e Ligjit për Paga.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbretëresha Elizabeth II vdiq në Kalanë Balmoral më 8 shtator…