Një skandal i ri i basteve sportive shpërthen në Angli

25 gusht 2023 | 11:38

Ndërsa transferimi i Lucas Paqueta te Manchester City është vënë në pikëpyetje për shkak të basteve të dyshimta sportive që përfshijnë drejtpërdrejt brazilianin, një skandal i ri sapo ka shpërthyer në të gjithë Anglinë.

Sipas “Daily Mail”, Dean Snedker dhe Lewis Wilson, te Northampton Town (aktualisht në Ligën e Dytë) po hetohen nga (FA) për shkelje të mundshme të basteve sportive.

Tabloidi britanik raporton se dy lojtarët dyshohen nga FA-ja se kanë vendosur më shumë se 1 200 baste në ndeshjet midis marsit 2017 dhe tetorit 2022. Hetuesit e FA-s dyshohet se kanë zbuluar regjistrime telefonike që zbulojnë biseda mes tyre dhe kjo në vazhdimësi të hetimit të kryer në lidhje me sulmuesin e Brentfordit.

Kujtojmë se lojtari anglez është pezulluar për 8 muaj nga të gjitha aktivitetet e lidhura me futbollin për përfshirjen e tij në një aferë të dyshimtë bastesh sportive.

Portieri Dean Snedker luajti me Toney në NorthamptonLewis Wilson ishte gjithashtu bashkëlojtar me Toney gjatë kohës së tij në Northampton

Portieri Dean Snedker dhe Lewis Wilson te Northampton të dyshuar për baste

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti priti në takim lamtumirës drejtorin…