Një tjetër lojtar i Shkëndijës  rezulton pozitiv me koronavirus

06 gusht 2020 | 18:07

Nuk ka qetësi te Shkëndija e Tetovës, për shkak të koronavirusit. Së fundmi sipas asaj që zbulojnë mediat në Maqedoninë e Veriut, në klubin tetovar është zbuluar një rast pozitiv me koronavirus.

Raportohet se lojtari i cili ka rezultuar pozitiv është një nga lojtarët e rinj, i cili ka bërë testin e virusit dhe ka zbuluar se është pozitiv. Ky lajm te Shkëndija vjen vetëm pak ditë para nisjes së kampionatit, i cili është planifikuar të fillojë më 9 gusht dhe skuadra kuqezi do të përballet në derbi me Shkupin.

Kujtojmë se te Shkëndija në fund të muajit maj u zbuluan edhe 2 raste të tjera me koronavirus dhe duket se virusi vazhdon të jetë i pranishëm në këtë skuadër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi, ka thënë se pas dekretimit…