Njerëzit duan dhunën; Filmi “Joker” thyen çdo rekord

26 tetor 2019 | 20:56

Joker, filmi I ndaluar për minorenët për shkak të nivelit të lartë të dhunës, ka thyer rekordin e shitjes së biletave nëpër botë. Me gati 800 milionë dollarë të grumbulluar deri tani, ai rrëzoi nga froni “Deadpool”, që mbante rekordin me  783 milionë.

“Joker” konsiderohet një sukses, me vlerësime të marra si nga publiku, ashtu edhe nga kritika. Por ndonëse po bën “namin” anembanë globit, ai ka ende një rrugë të gjatë përpara nëse kërkon të kryesojë listën e fitimeve brenda kufijve të SHBA-së.

Aty, në vend të parë është cimentuar drama me temë biblike “ Pasioni I Krishtit“, me regji të Mel Gibson, e cila arriti të grumbullojë $370 million në Amerikën e veriut në 2004-tën. Jokeri deri tani në SHBA, ka mbledhur $259 milion dollarë.

Se çfarë tendence do të kishte ky film në box office, kjo u pa që në fillim me nivelin e lartë të arkëtimeve në shfaqjet e para. “Jokeri”  e tërhoqi shumë shpejt audiencën, pavarësisht paralajmërimeve të kritikëve dhe autoriteteve për skenat e tij të dhunshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti, Alfred Moisiu mori pjesë në konferencën “Paqja, Siguria dhe…