Njëri nga kundërshtarët e Erdoganit tërhiqet nga gara për president

11 maj 2023 | 16:46

Muharrem Ince, njëri nga katër kandidatët në zgjedhjet presidenciale të Turqisë të 14 majit, ka njoftuar se është tërhequr nga kandidatura.

Ince është kreu i partisë Mermleket (Atdheu) dhe sondazhet i kanë dhënë atij midis dy dhe katër për qind të votave në zgjedhje.

Disa anëtarë të partisë së tij kanë dhënë dorëheqjen ditët e fundit, të shqetësuar se kandidatura e tij mund të pengojë Kemal Kilicdaroglu, kandidatin kryesor të opozitës, të mposht presidentin Rexhep Taip Erdogan, i cili ka qenë në pushtet për 20 vjet.

Ince e ka arsyetuar vendimin e tij, duke deklaruar se aleanca opozitare e udhëhequr nga Kilicdaroglu do t’ia hidhte të gjithë fajin atij nëse ai nuk do ta mundte Erdoganin.

Në verën e vitit 2018, Muharem Ince ishte një kandidat i pasuksesshëm i Partisë Popullore Republikane (CHP-socialdemokratët) në zgjedhjet presidenciale, ku ai ishte mposhtur nga Erdogani në raundin e parë.

Ince ka krijuar partinë e tij laike nacionaliste në maj 2021.

Kemal Kilicdaroglu, kreu i CHP-së dhe kandidati i një aleance që bashkon gjashtë parti opozitare, është në një pozicion të mirë krahasuar me Erdoganin, i cili po përballet me një opozitë të bashkuar për herë të parë në njëzet vjet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e…