Njësia më elitare e ushtrisë ukrainase bombardon një bazë avionësh rusë

17 gusht 2022 | 08:42

Këshilltari i presidentit ukrainas, Anton Gerashenko, pretendon se në shpërthimet e mbrëmshme në Krime janë shkatërruar një numër i madh i aeroplanëve luftarakë.

Madje Gerashenko ka publikuar imazhe satelitore për ta dëshmuar këtë. Sipas tij, bëhet fjalë për bazën ajrore në Krime, ku mbrëmë pati shpërthime.

Në fotografi, thotë tutje Gerashenko, gjenden 24 aeroplanë luftarakë të ushtrisë ruse – 12 SU-24 M dhe 12 SU-25CM.

“Kjo është fotografia para shpërthimit. I gëzohem shumë asaj që u shkrep më pas”, ka shkruar në profilin e tij këshilltari i Volodymyr Zelenskyt.

Gjatë të martës në Krime ka pasur shpërthime të vazhdueshme, fillimisht ndodhi në një depo municioni dhe më pas në bazat ushtarake të rusëve.

Fillimisht askush nuk e merrte përgjegjësinë për këto sulme, por më vonë ushtria ukrainase bëri me dije se bëhet fjalë për sulmet e një prej njësive më elitare të ushtrisë së Ukrainës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania gjigande saudite e naftës, Aramco, ka thyer rekordin e…