Njihuni me gruan me më shumë fëmijë në botë

01 korrik 2020 | 10:40

Mariam Nabatanzi nga Uganda ka lindur dyshen e parë të binjakëve kur ishte vetëm 13-vjeçare, ndërsa pas braktisjes nga burri është detyruar ta rrisë e vetme familjen e madhe.

Kur Miriam ishte 36-vjeçare ajo kishte lindur 42 foshnja. Vetëm tani që është 41-vjeçare doktorët i kanë thënë se ka një gjendje të rrallë gjenetike që do të thotë se kryen gjithmonë lindje të shumëfishta, edhe pse kishte kërkuar ndihmë për këtë qëkur ishte 23-vjeçare.

Mariami ka lindur tre katërnjakë, katër trinjakë dhe gjashtë çifte binjakësh, ndërsa për të gjithë mrekullisht kujdeset e vetme.

Nëna më pjellore në botë ishte martuar me të shoqin kur ishte vetëm 12-vjeçare, ndërsa ai ishte 40-vjeçar.  Pas këtyre lindjeve doktorët e këshilluan se ajo duhet të vazhdonte të lindte pasi i kishte vezoret shumë të pasura.

Shtatzënia e fundit e Mariamit tre vjet më parë përfundoi në tragjedi kur lindi çiftin e gjashtë të binjakëve.

Një nga foshnjat e saj vdiq gjatë lindjes, ndërsa bashkëshorti që me parë largohej me javë të tëra, tashmë ishte larguar përgjithmonë. Vetëm pas lindjes së fundit doktorët e ndihmuan për të mos lindur më.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka uruar Gjermaninën për marrjen…