Njihuni me shefin që fiton 11 milionë dollarë në orë, ja sa fitojnë punonjësit e tij

11 shtator 2018 | 22:49

Të jesh shef i suksesshëm, përfitimet janë marramendëse.

Këtë e vërteton më së miri, themeluesi dhe shefi ekzekutiv i një prej tregjeve më të mëdha në botë “Amazon” , Jeff Bezos.

Por sa thellë janë xhepat e në krahasim me mesataren e punonjësve të “Amazon”?

Jeff Bezos shtoi 67 miliardë dollarë në pasurinë tij neto në vitin 2018, duke e çuar pasurinë e tij në 167 miliardë dollarë, sipas Indeksit të miliarderëve të Bloomberg.

Llogaritje të thjeshta tregojnë se Bezos, i cili fitoi 67 miliard dollarë në 250 ditë të këtij viti, fiton 268 milion dollarë në ditë ose 11 milionë dollarë në orë.

Dhe kjo llogaritje bazohet në një ditë 24 orëshe, dhe jo në sasi e orëve që punon Bezos.

Numri është pothuajse një milion herë më i lartë se paga mesatare e punonjësve të Amazon që marrin 15 dolllarë në orë, ndërsa pagat më të ulta janë 12 dollarë në orë, sipas Glassdoor.com.

Pagat vjetore në “Amazon” variojnë nga 58.703 mijë dollarë der në 146.455 dollarë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një video e publikuar në "Facebook" e shikuar mbi 10…