Njoftim i rëndësishëm nga KF Drenica

06 janar 2019 | 12:29

KF Drenica ka njoftuar opinionin se nesër (e hënë) do të mbahet mbledhja nga ora 17:00.

“Në ambientet e Restorant ‘Arbëri’ nga ora 17:00 do të mbahet mbledhja e Bordit të KF Drenica, ku do të diskutohen raporti njëvjeçar i kryesisë dhe shtabit teknik, si dhe do të diskutohet dhe vendoset për organizimin dhe synimet për stinorin pranveror. Në këtë mbledhje do të trajtohen edhe tema tjera në interes të klubit”, thuhet në njoftimin e klubit kuqezi.

Skuadra e Drenicës sezonin vjeshtor e mbylli në pozitën e pestë me 24 pikë të grumbulluara.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga nesër ndalohet çdo shërbim i automjeteve që kanë errësuar…