Njoftim për shpallje – AKP ofron 38 prona me qira

22 qershor 2022 | 19:18

Agjencia Kosovare e Privatizimit ka hapur shpalljen publike për qiradhënie të aseteve atraktive në disa komuna të Kosovës si në vijim: në rajonin e Prishtinës njëmbëdhjetë (11) asete, në rajonin e Pejës dymbëdhjetë (12) asete, në rajonin e Prizrenit dy asete (2) asete, në rajonin e Gjilanit pesë (5) asete dhe tetë (8) asete të ish Ndërmarrjes N.SH Metaliku në Gjakovë. Shpallja publike është e hapur që nga dita e sotme, ndërsa dorëzimi dhe hapja e ofertave dhe publikimi i çmimeve do të bëhet me datë 06.07.2022 në zyrat rajonale respektive të AKP-së: Prishtinë, Gjilan, Pejë, dhe Prizren ndërsa për asetet e N.SH Metaliku në Gjakovë në Zyrën Qendrore të AKP-së-Njësia për Monitorim, Kontroll dhe Administrim Direkt.

Ky është një rast i volitshëm për ndërmarrësit e rijnë që të funksionalizojnë kompanitë e tyre në asetet që janë shpallur me qira nga AKP. Rajoni i Prishtinës ofron asete tejet atraktive duke filluar nga zyra në Grand Hotel, veç këtyre janë dhe dy lokale afariste të N.Sh. Bankkos si dhe nasete tjera atraktive si depo dhe një pompë e derivateve. Në rajonin e Pejës ofrohen hapësira për zyra, dyqane etj. ndërsa në Komunën e Gjakovës asete te përshtatshme për biznes në ish N.SH. Metaliku ne Gjakovë. Në rajonin e Komunës së Gjilanit ofron asete tejet atraktive duke filluar nga toka dhe objekte, depo dhe pjesë të objektit administrativ. Ndërsa në rajonin e Komunës se Prizrenit ofrohen asete atraktive si Lokali nr.1 në ndërtesën “Supermarketi” Bazhdarhane dhe Lokali nr.4 në ndërtesën “Supermarketi” Bazhdarhane.

Periudha e qiradhënies është për 1 vit me mundësi vazhdimi gjithashtu parashihet edhe ndërprerja e saj në rast të privatizimit. Ofertat bëhen në mënyrë individuale për secilën njësi veç e veç dhe me zarf të mbyllur (një zarf – një ofertë për një njësi), dorëzohen në Zyrën Rajonale respektive, ashtu siç është e cekur në shpallje.

Në rastet e qiradhënies në vlera mbi € 1,000 mujore, para nënshkrimit të kontratës do të kërkohet nga ofertuesi fitues të sjellë garancionin bankar (jo letër zotimi nga banka) në lartësinë e kontratës. Për dorëzimin e ofertës duhet të përdoret Formulari për Dorëzimin e Ofertës, i cili mund të merret në Zyrën Rajonale respektive apo Zyrën Qendrore të AKP-së-Njësia për Monitorim, Kontroll dhe Administrim Direkt, siç është e cekur në shpallje, apo të shkarkohet nga ueb-faqja: www.pak-ks.org

Kriteri për përzgjedhjen e ofertuesit fitues të njësive përkatëse do të jetë çmimi i ofertës më të lartë.

Ofertat do të pranohen me 06.07.2022 prej orës 10:00 – 12:00 në zarf të mbyllur për secilën njësi veç e veç, ndërsa zarfet do të hapen 15 minuta pas dorëzimit, pra në orën 12:15. Ofertat përmes faksit ose postës elektronike nuk do të pranohen.

Të dhënat e detajuara për pronat lëndë e ofertës mund të merren në Zyrën Rajonale respektive apo Zyrën Qendrore të AKP-së-Njësia për Monitorim, Kontroll dhe Administrim Direkt, siç është e cekur në shpallje, varësisht për çfarë aseti interesoheni.

Për më shumë informata për secilën ndërmarrje shoqërore apo aset të ofruar për qiradhënie në këtë shpallje, klikoni në vegzat në vijim:

Qiradhënie

https://www.pak-ks.org/page.aspx?id=1,35 në gjuhë shqipe.

https://www.pak-ks.org/page.aspx?id=3,35 në gjuhë serbe.

Qiradhënia e aseteve të NSH-ve në Administrim Direkt

https://www.pak-ks.org/page.aspx?id=1,119 në gjuhë shqipe.

https://www.pak-ks.org/page.aspx?id=3,119 në gjuhë serbe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-komandanti i UÇK-së, Shefki Abdullahu ka dhënë një ide sa…