Njohjes së patentshoferëve i gëzohet edhe Kurti, falënderon Gjermaninë në gjuhën gjermane

11 shkurt 2022 | 16:43

Kryeministri Albin Kurti, e ka vlerësuar si lajm të mirë njohjen e patentshoferëve të Kosovës  nga Gjermania.

Kurti ka thënë se me këtë vendim, Gjermania ka shfaqur përkrahje të plotë për autoritetet e Kosovës.

“Lajm i mrekullueshëm për qytetarët tanë në Gjermani! Sot, Këshilli Federal i Gjermanisë votoi pro njohjes së patentë shoferëve kosovarë, duke shfaqur përkrahje të plotë në autoritetet kompetente kosovare. Herzlichen Dank (Faleminderit shumë!)”, ka shkruar Kurti në llogarinë e vet në “Twitter”.

Gjermania ka vendosur të premten që t’i njohë patentshoferët nga Kosova. Ky propozim ka marrë miratimin e të 16 landeve gjermane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në debatin parlamentar lidhur me Raportin e vendit për vitin…