Njomza Dërmaku jep dorëheqje nga të gjitha funksionet në LDK

13 shtator 2018 | 21:00

Anëtarja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kamenicë dhe njëkohësisht asamblistja e kësaj partie në Kuvendin Komunal të Kamenicës, Njomza Dërmaku ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet e saj në degën e LDK-së në Kamenicë.

Dërmaku, përmes një letre publike, ka thënë se në Lidhjen Demokratike nuk lejohet mendimi ndryshe dhe se injorohen gratë, siç ka thënë ajo, sikurse në kohën e gurit.

“Ndjej obligim të ju njoftoj se nga sot jap dorëheqje nga të gjitha pozitat brenda LDK-së në Kamenicë! Nuk dua te jem në mesin e këtyre deshtimeve duke e kuptuar se: Me punu mirë e drejt demtohesh, me dasht me e zhvillu nje aktivitet pengohesh(se po fiton poena politik me shum e vaj halli), mendimi ndryshe nuk lejohet ne LDK”, ka thënë Dërmaku.

Postimi i plotë i saj në “Facebook”:

Të nderuar qytetarë!

Të nderuar anëtarë/e, perkrahes e simpatizant te mi.

Po ju drejtohem me kete deklarate ne rrjete sociale pasi qe ketu jemi me aktiv se gjithkund tjeter…

Kam hyrë në Ldk per te punuar me aq sa mundem dhe dij, jo per tu neglizhuar dhe per tu nenvlersuar.

Jam mirëpritur jashtëzakonisht mirë nga një pjesë e kryesisë dhe kam gjetur mbeshtetje..mirëpo më e keqja është kur disa  punojnë pas shpinde e shtiren ” tolerant”.

Sido që të jetë, vota e qytetarit është matesi më i mirë dhe më i sakt për një kadidat/e!

Ju falemderoj per bashkëpunimin që kemi pasur deri më tani.

Kam pritur tash e sa kohë se po thirremi në një takim nga kryetari mirëpo ajo nuk ka ndodhur.

Ndjej obligim të ju njoftoj se nga sot jap dorëheqje nga të gjitha pozitat brenda LDK-se ne Kamenicë!

Nuk dua te jem në mesin e këtyre deshtimeve duke e kuptuar se:

*Me punu mirë e drejt demtohesh

*Me dasht me e zhvillu nje aktivitet pengohesh(se po fiton poena politik me shum e vaj halli)

*Mendimi ndryshe nuk lejohet ne LDK

*Partia personalizohet nga 2-3 persona dhe te gjitha privilegjet shperndahen ne ata persona

* Injorim total ne gjinin femrore si me qene ne kohen e gurit

*Gjerat e servuara me ardh ne kryesi veq sa per sy e faqe me ngrit doren se ( pune e kryme)

*Nuk eshte mire mos me ju permbajt premtimeve te vogla por qe luajn rol te madh ne besen e njeriut. 

*Lideri i vertet nuk ndikohet nga persona te caktum e me ia ruajt “hunt” se po idhnohen e me dhan krejt partien per ata 2-3 persona!

Dhe shume te pathena ketu qe sjan te nevojshme me ju lodhe me lexu e qe  une i konsideroj edhe te turpshme me i permend.

I nderuari kryetar uroj te jesh vetvetja kur eshte puna te kryetarja e FG se kogja komplikim i vazhdushem pom doket… ndoshta per nga natyra femrat jane me te komplikuara a sdi!!!

E për mos me qen edhe më tutje “argat”, e në respekt të plotë te votuesve të mi,dhe gjithsesi me premtim absolut se pa u ndalur do të synoj objektivat që kam parashtruar bashkë me ta,kam vendosur që tash e tutje në Kuvendin komunal do të veproj si kandidate e pavarur.

E kuptoj se shume njerez nuk munden me qene dakord me mua por, une besoj se eshte gjeja me e duhur qe duhet bere!

Me respekt,

Njomza Dermaku

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, e ka…