Nora Gjakova nuk paraqitet në finale për shkak të lëndimit, merr medaljen e argjendtë

16 shkurt 2024 | 13:55

Xhudistja Nora Gjakova ka qenë fantastike në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit, derisa e fituar medaljen e argjendtë.

Në fakt, kampionia olimpike shënoi katër fitore të njëpasnjëshme për ta arritur finalen në kategorinë deri në 57 kilogramë, por në finale ajo nuk do të paraqitet për shkak të një lëndimi dhe në këtë mënyrë është stolisur me medaljen e argjendtë.

“Nora Gjakova ishte e pandalshme deri në finale të Grand Slam Baku 2024 ku për arsye të lëndimit është detyruar ta ndërpresë garën dhe të merr medaljen e argjendtë. Faleminderit Nora për emocionet!”, thuhet në njoftimin e Federatës së Xhudos së Kosovës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet…