Nora ndalet në çerekfinale të Botërorit, do ta kërkojë medaljen e bronztë

09 maj 2023 | 14:57

Nora Gjakova është ndalur në çerekfinale të Kampionatit Botëror të xhudos.

Garuesja nga Kosova është mposhtur  në këtë fazë nga turkja Hasret Bozkurt, e cila ka fituar me Ippon, në garën që po mbahet në Doha të Katarit, shkruan “Gazeta Express”.

Kampionia olimpike megjithatë do ta ketë një mundësi për medalje të bronztë, të cilën do ta kërkojë përmes repesazhit.

Paraprakisht, Nora e ka kaluar rrethin e parë pa luftë, ndërsa në atë të dytë e mundi italianen Thauany David Capanni Dias.

Në rrethin e tretë, xhudistja pejane ishte më e mirë se gjermania Seija Ballhaus, të cilën e ka mundur me vështirësi pas “golden score”, për ta prekur çerekfinalen, ku e ka ndalur megjithatë nga xhudistja turke, e cila është treguar e suksesshme deri në këtë fazë.

Sot kanë garuar edhe Akil Gjakova, vëllai i Norës, dhe Flaka Loxha, të cilët megjithatë nuk ia dolën të shkonin larg.

Dje pa medalje mbetën edhe kampionia tjetër olimpike, Distria Krasniqi dhe Erza Muminoviq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja Vjosa Osmani, me rastin e Ditën e Evropës, ka…