Norvegjia i jep Kosovës 500 000 euro për blerje të respiratorëve

06 prill 2020 | 10:09

Ambasada e Norvegjisë në Kosovë ka njoftuar se Norvegjia do ta ndihmojë Kosovën me gjysmë milioni euro për blerjen e respiratorëve.

“Norvegjia do të kontribuojë me pesë milionë kruna norvegjeze për të ndihmuar në blerjen e respiratorëve të nevojshëm për Kosovën në dritën e shpërthimit të COVID 19. Një falënderim i madh për parterin tonë UNDP Kosova. Marrëveshja në mes të Ambasadës së Norvegjisë dhe UNDP u nënshkrua sot nga zëvendësshefja e misionit tonë”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Pesë milionë kruna norvegjeze, konvertuar në euro, i bie gjysmë milioni euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Azdren Llullaku shpreson që në Bjellorusi të fillojnë të shohin…