Notari shqiptar mbyll garën në Lojërat Olimpike

27 korrik 2021 | 15:26

Një tjetër atlet shqiptar i ka dhënë fund garimit në Lojërat Olimpike. Notari Kledi Kadiu ishte pjesë e baterisë numër 3 në disiplinën 100 metra, stil i lirë dhe u rendit në vendin e pestë.

Koha e tij ishte 51.65 sekonda, duke qenë vetëm 2 të qindat larg rekordit të tij më të mirë. Një paraqitje e pritshme kjo për notarin tonë, i cili shkoi pa pretendime për finale apo më shumë për medalje në këtë turne.

Dita e sotme mbyllet për sportistët shqiptarë, teksa nesër është radha e Briken Caljes, që nesër në mesditë ngjitet në pedanë dhe pretendon t’i japë Shqipërisë medalje olimpike në peshëngritje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Falë Nora Gjakovës dhe Distria Krasniqit, Kosova fitoi dy medalje…