Notre Dame, familja Pinault dhe “notre” milionerët

16 prill 13:01

Isuf SHERIFI

Notre Dame u dogj, nga ajo mbeti veç skeleti. U dogj edhe shpirti, fytyra dhe zemra e një kulture. Dhe solidariteti qe i gjithanshëm! E veçanta e kësaj: familja miliardere franceze Pinault, nga fondacioni i tyre ka ndarë 100 milion euro për rimëkëmbjen e saj. Të tjerë të pasur poashtu kanë deklaruar shuma milionëshe.

Cili nga milionerët shqiptarë ndau nga pasuria e tyre shuma të mëdha për ta rimëkëmbur shpirtin dhe zemrën e shkrumbuar të kulturës, identitetit dhe antikës së shpërfytyruar shqiptare?! Askush!

Ose edhe më keq: jo që nuk dhanë, por, shumica syresh edhe e përvëluan me zhvatjet e tyre, e cila ende po lëngon e robëruar nën gërrmadhat e pushtimeve dhe deformimeve shekullore që bënë pushtuesit barbarë një nga një.

Lajme të sponsorizuara