Nubeli ‘kërcënon’ Bayernin: Unë ose Neueri

30 gusht 2022 | 14:27

Portieri Alexander Nubel e ka prishur qetësinë te Bayern Munchen. 25-vjeçari është në pronësi të bavarezëve deri në vitin 2025, por ndërkohë luan i huazuar në Monaco.

Duke parë cilësitë dhe ofertat e fundit që ka në drejtim të gjermanit, agjentët e kanë detyruar Nubelin që të hidhet në kundërsulm të drejtuesve tw klubit gjerman dhe t’i kërkojë garanci teknike për të ardhmen.

“Nëse Neuer vazhdon të jetë titullari i portës së Bayernit, nuk kam ndërmend që të rikthehem. Duhet gjetur zgjidhja më e mirë e mundshme, përndryshe është e kotë që të kthehem sa për të ngrohur stolin”, ka thënë Nubel.

Nga mediet, analistët gjermanë dhe shtypi francez, Nubeli shihet si zëvendësuesi i denjë për portën e gjigantit gjerman. Tani mbetet për t’u parë se si do të veprojnë drejtuesit në “Allianz Arena” verën e ardhshme, aty ku Manuel Neuer është kthyer në një mit të pandryshueshëm, pavarësisht moshës 36-vjeçare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tenisti i njohur spanjoll, Rafael Nadal dyshohet se ishte në…