Nuhiu: Do ta vazhdojmë serinë pozitive edhe ndaj Ulpianës

10 dhjetor 2021 | 16:42

Skuadra e Dritës do të përballet nesër me Ulpianën në ndeshjen e fundit të sezonit vjeshtor.

Trajneri Ardian Nuhiu ka thënë se kundërshtari i radhës ka potencial, por Drita është e gatshme për të vazhduar serinë pozitive.

“Bëhet fjalë për një skuadër që realisht vendoset shumë mirë në fushë dhe kanë një ide se si të dalin në kundërsulm. Prandaj jemi munduar të përgatisim ndeshjen në mënyrën më të mirë dhe skuadra është gati. Jemi në moment të mirë, vijmë pas dy fitoreve radhazi dhe besoj ta vazhdojmë ecurinë pozitive dhe të marrim maksimumin nga ndeshja e nesërme”, ka thënë Nuhiu.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel…