Nuk besova

22 tetor 2020 | 17:38

Qëmoti e dija nivelin e saj
Ia njoha ngjyrën e hirt të palcës
Por bojën e shpirtit prej të vërtetes,
Ia kuptova nè festën e milingonave.

Nè dolli ftoi bojërat e fytyrave të njejta
Njè mëhalle tè tèrè e futi në valle.
Pèr të parë veten mes tymnajës
Injoroi njerèzit me vlera konstante.

Mbetën tè shokuar valltarèt nè skenè.
Nga veprimi i ushunjzës që thithte gjak.
Mbeshtjellë helm e vrerè i këndonte vetvetes.

Zonja syshkruar, me tè hapur derèn u step tek muri,
La vallën e djallit për t’i shpëtuar
mallkimit nga burimi i lëndimit.

Të gjithè me pèrulje koke të përtokur.
Dhe ndjesi jo të mirè në sytë që i shihnin.
U larguan nga salla duke psherètirè.

Dy truthatat mbuluar me turp të zi.
Betoheshin në sytë e Zotit që i shihte.
Se kinse bënin drejtësi pa një hile.
Por u shkoj huq me kaq përfunduan.

Valbona.R.Hadri

15.10.2020

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka…