Nuk e njoh Gjykatën Speciale

29 shtator 2020 | 15:54

Ka filluar sot seanca në Gjykatën Speciale ndaj nënkryetarit të OVLUÇK-së, Nasim Haradinaj.

Në këtë seancë, ai ka thënë se nuk e njeh Gjykatën Speciale.

“Nuk e njoh këtë gjykatë dhe nuk do ta njoh”, është shprehur nënkryetari i OVLUÇK-së, Nasim Haradinaj.

Ai ka thënë se Speciales i ka skaduar mandati më 2 gusht të këtij viti.

Nasim Haradinaj ka thënë se në këtë gjykatë është padrejëisht.

“Faqezinjtë e vendit tim e kanë sjell popullin këtu për rroga të vetat. E ndjej veten që jam padrejtësisht këtu. Keni thyer Kushtetutën e vendit tim dhe çdo ligj njerëzor. Edhe 500 milionë vjet të më dënoni, janë 500 mijë njerëz që mendojnë si unë. S’mund ta ndali fjalën e tyre të lirë. Si 15-vjeçar jam dënuar për mendim të lirë nga regjimi i Millosheviqit. Nuk i biem pishman”, ka thënë ai.

Nasim Haradinaj: Për arrestimin tim, familja u njoftua përmes medieve

Haradinajt i janë lexuar edhe arsyet e arrestimit të tij, përkatësisht dyshimet se Haradinaj “është përgjegjës penalisht për këto vepra: frikësim, hakmarrje dhe shkelje e fshehtësisë së procedurës”, ka bërë me dije gjatë seancës gjyqtari i procedurës paraprake, Nicolas Guillou.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lionel Messi është i mirëseardhur t’i bashkohet Luis Suarezit në…