Nuk është prezantuar, por Aubameyang ka filluar stërvitjet te Barcelona

01 shkurt 2022 | 17:08

Barcelona ende nuk e ka prezantuar Pierre-Emerick Aubameyangun si prurjen e tyre më të re.

Derisa kishte ndërlikime në marrëveshje mes klubit katalunas dhe Arsenalit, duket se gabonezi ka kaluar me sukses testet mjekësore.

Fotot tashmë kanë rrjedhur se Aubameyang ka nënshkruar kontratën me gjigantin e La Ligës-, mirëpo ende nuk ka njoftim zyrtar nga klubi.

Një tjetër foto që po qarkullon në rrjetet sociale është se sulmuesi tashmë është duke u stërvitur me bashkëlojtarët e rinj. Aubameyang në foto shihet afër Ousmane Dembeles, që po ashtu lidhej me një largim në këtë afat të janarit që përfundoi mbrëmë.

Mbetet të shihet nëse Barcelona do ta prezantojë lojtarin sot, apo do të pres edhe pak ditë.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
The Economist Kriza në kufirin Rusi-Ukrainë vazhdon të jetë e…